Suksesi i sezonit turistik, Prefekti i Durrësit: Kemi marrë masat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2013, 17:19
Intensifikohen masat për të garantuar një sezon të suksesshëm turistik në qarkun e Durrësit. Prefekti, Genci Juka, thotë se institucioni që ai drejton po koordinon punën me të gjithë aktorët lokalë për të garantuar të gjitha shërbimet që kërkohen nga pushuesit.Juka deklaron se do të garantohet furnizimi me ujë të pijshëm, energji elektrike dhe do të zgjidhet çështja e ujërave të zeza.Por, megjithë masat e marra nga institucionet lokale, vëzhgimi në terren tregon se ende shumë plazhe në qarkun e Durrësit kanë probleme me banjot publike, dushet dhe infrastrukturën ndihmëse.