Mushkonja e malaries në Vlorë, konfirmohet prezenca e insektit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2013, 17:16
Zbulohet në Vlorë prezenca e mushkojës që përhap sëmundjen e malaries. Lajmi konfirmohet nga autoritetet mjekësore në qarkun e Vlorës.Por, megjithë prezencën e mushkojës, shefi i epidemiologjisë në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Vlorë, thotë se nuk ka asnjë rast të infektuar nga sëmundja. Ai sqaron se rastet e infektuara nga sëmundja janë të importuara.Alarmi për rikthimin e malaries në Shqipëri u dha javë më pare, pasi u zbuluan disa raste në zona të ndryshme të vendit. Por, autoritetet qetësuan opinionin se të gjithë të infektuarit e kishin marrë sëmundjen në shtete të tjera.