Vlorë, kapen 5 kg heroinë, destinacion Italia, pranga transportuesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2013, 17:12
Sekuestrohet drogë në portin e Durrësit. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se janë sekuestruar 5 kg heroinë rreth orës 15:30 të ditës së sotme, kur po bëhej nisja e tragetit nga porti i Vlorës drejt Italisë.Mësohet se qentë antidrogë mundën të identifikonin heroinën në sediljen e pasme ngjyre gri të makinës tip ‘BMW’ me targa VL 7393 C.Autoritetet policore kanë vënë nën pranga pronarin e mjetit Edmond Andoni, 61 vjec, ndërkohë që ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit si dhe indentifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rrjetin e trafikuesve të drogës.