Fabrikë kanabisi, arrestohet shqiptari në Britani të Madhe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2016, 22:12
Një shqiptar u arrestua nga policia britanike pasi kishte ndërtuar një fabrikë kanabisi brenda një lokali.Mediat britanike raportojnë se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte ndërtuar një “serë” brenda 4 dhomave të ndërtesës, duke mbjellë rreth 143 bimë kanabis.Në papafingon e banesës kishte lëndë narkotike që thahej.Shqiptari jetonte në rrugën “Beatrice” në qytetin Swindon në perëndim të vendit. I arrestuari kishte hyrë ilegalisht në Angli./Ora News/
