Në Urën Vajgurore tregtarët shesin në rrugë jashtë kontrolleve të AKU

 Edhe në tregun e Beratit situata është problematike. Prodhimet dhe produktet shiten në rrugë, pa plotësuar asnjë kusht higjene dhe standardi. AKU nuk ushtron kompetencat për të garantuar konsumatorët për atë çfarë blejnë dhe tregtarët lihen të lirë të shfrtëzojnë çdo hapësirë jashtë çdo kontrolli cilësie.Frutat, perimet, bulmetet tregëtohen nga shitës ambulantë në rrugë, jashtë kontrolleve të institucioneve të sigurisë ushqimore dhe pushtetit vendor.Situata bëhet me shqetësuese kur jashtë standarteve tregëtohet dhe peshku.Ky është tregu i Urës Vajgurore në Berat ku kontrollet nuk ushtrohen, duke i hapur rrugë shitjeve pa kushte higjenike.Qytetarja: Po ja vetë e shikoni, shumë keq, sidomos bulmeti njëherë është keq fare aty.Qytetarja: Në mes të rrugës, nëpër baltra.Qytetari: I lutem qeverisë të vërë dorë.Edhe në tregjet ekzistuese, kushtet lënë për të dëshiruar, mungojnë investimet, inspektimet dhe kontrollet ushqimore.Vëzhgimet e bëra nga Ora News në tregjet në vend evidentojnë problematika të mëdha për tregëtime të prodhimeve, por AKU hesht në vend që të inspektojë dhe të marrë masa për të frenuar aktivitete të tilla pa garantuar cilësinë për konsumatorët.