Gjykata liron tre të rinjtë, inskenuan rrëmbimin duke i kërkuar 400 mijë euro biznesmenit

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelitë tre të rinj të akuzuar se i kanë vënë gjobë një biznesmeni, duke trilluar pengmarrjen e vajzës së tij.Të rinjtë u dënuan në total me 7 vite burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ata u liruan përfundimisht. Bëhet fjalë për shtetasen Nensi Çobo, 18-vjeç, vajza e biznesmenit, si dhe dy shokët e saj Orjon Hoxha dhe Kris Gore.Sipas vendimit, Hoxha dhe Çobo u dënuan me nga 2 vite e 6 muaj burg, ndërsa Gore me 2 vite burgim. Ata përfituan nga gjykimi i shkurtuar, duke ju ulur masa e dënimit me 1/3-n.Të rinjtë u akuzuan për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.  Ata i kërkuan biznesmenit Lazër Çobo (babai i 18 vjeçares) një shumë prej 400 mijë eurosh, duke i thënë se kishin marrë peng vajzën e tij.I riu Hoxha deklaroi në gjykatë se ishte thellësisht i penduar për ngjarjen. Ai ishte autori që kishte telefonuar biznesmenin.“Jam thellësisht i penduar, kërkoj të vazhdoj shkollën, dhe kërkoj mëshirë në masën e dënimit”, ka deklaruar ai.Pas kryerjes së të gjitha procedurave, Gjykata vendosi në fund që t’i linte të lirë të rinjtë, duke i lënë përfundimisht në dënim me kusht për një periudhë trevjeçare. Ata nuk duhet të takohen midis tyre.“Vënia në provë e të pandehurës Nensi Çobo, për një periudhë kohe prej 3(tre) vjetësh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kohës së provës, e pandehura Nensi Çobo, të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë”, thuhet në vendimin e Gjykatës.Gjatë kësaj periudhe, Çobo nuk duhet të shoqërohet me të pandehurin Kris Gjore dhe persona të tjerë të dënuar.Si nisi historiaNë gusht të vitit të shkuar, biznesmeni Lazër Çobo shkoi pranë policisë së Tiranës. Ai ka bërë kallëzim, duke shpjeguar se një person mashkull e kishte marrë në telefon dhe i kishte deklaruar se kishte marrë vajzën e tij peng.“Unë jam dikush që ka vajzën tuaj. Unë nuk kam asgjë personale me ju dhe e di që je njeri i mirë, por unë jam në hall dhe më duhen 400 mijë euro. Mos bëj asnjë tentativë të futësh policinë apo njerëz të tjerë në këtë punë”.Më pas, biznesmeni kishte tentuar të telefononte vajzën e tij dhe telefoni i saj rezultonte i fikur. Policia nisi kërkimet, duke i arrestuar të personat./Ora News/