Kosova njeh të gjitha diplomat e universiteteve private në Shqipëri

Ministria e Arsimit në Kosovës ka marrë vendim që të njohë të gjitha diplomat që shqiptarët e Kosovës kanë marrë në Shqipëri. Megjithëse diplomat njiheshin edhe më herët, vendimi përfshin kryesisht diplomat e lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë jo publik në vend të licencuara nga institucionet shtetërore.“Në përputhje me pikën 1 të këtij Vendimi, kërkesat për vlerësim dhe njohje të diplomave të shkollave të larta profesionale dhe të gradave universitare dorëzohen dhe shqyrtohen në Divizionin për Njohje dhe Barasvlerë në MASHT. Obligohen Këshilli Kombëtar për Njohje dhe Komisionet e Ekspertëve të Divizionit për Njohje dhe Barasvlerë për zbatimin e këtij vendimi në përputhje me legjislacionin në fuqi. Obligohet Sekretari i Përgjithshëm i MASHT për zbatimin e këtij vendimi në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.Vendimi hyn në fuqi nga dita e nënshkrimit./Ora News/