Ministri Koka në Gramsh: Ripyllëzim të zonave që preken nga ndërtimi i HEC-eve
Në ditën ndërkombëtare të Pyllëzimit, Ministri i Mjedisit Lefter Koka theksoi rëndësinë e pyjeve për të shmangur erozionin dhe pasojat e tij.Nga Çekini i Gramshit, Ministri Koka apeloi për ndërgjegjësim të vlerës që kanë pyjet për të balancuar ciklin e jetës në tokë.Koka: Sot në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve gjetëm momentin për të qenë pikërisht këtu në Gramsh në njërin nga aktivitetet ku koncepti "zhvillim i qëndrueshëm" është pikërisht në punën e bërë nga kjo kompani e cila ka një marrëveshje me Ministrinë e Mjedisit. Do të thoja që është ndër të paktat kompani e cila po respekton në mënyrën më dinjitoze dhe të moralshme për të ruajtur pikërisht ato ekuilibra të natyrës për të cilat besoj të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që është domosdoshmëri që toka të jetë e mbuluar sepse ndihmon në shumë elementë të saj, është një habitat i qëndrueshëm për shumë kafshë dhe shpendë e njëherësh ndihmon shumë në eliminimin e erozionit.Në kuadër të projektit të Ministrisë së Mjedisit, do të ripyllëzohen sipërfaqet që janë prekur nga ndërtimi i Hidrocentralit të Devollit, Banjës dhe Moglicës ku në total deri në fund të vitit 2017 do të mbillen 795 ha pyje të reja nga të cilat 20 ha janë mbjellë deri tani.Për herë të parë në këto 2 vjet, qeveria detyroi subjektet që operojnë mbi fondin pyjor që të zbatojnë ligjin për rehabilitimin e sipërfaqeve të marra në përdorim për shfrytëzim.