Balla: Është e papranueshme që Kosova të vazhdojë të jetë një gardh i rrethuar me gjemba
Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla po merr pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të Parlamentit Evropian. Në cilësinë e kryet të delegacionit të Shqipërisë, ai theksoi se Bashkimi Evropian duhet të japë dritën jeshile Kosovës për liberalizimin e vizave.Balla: Në frymën e liberalizimit të vizave për Turqinë, të parashikuar në marrëveshjen e arritur të enjten, është shumë e rëndësishme që BE të japë dritën jeshile edhe për liberalizimin e regjimit të vizave për Kosovën. Ne emër te Asamblesë Parlamentare të SEECP jemi këtu sot për t'i kërkuar Parlamentit Evropian t'i propozoje Komisionit dhe Këshillit heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.Sipas tij, Kosova i ka përmbushur kriteret kryesore, ndërsa numri i azil-kërkuesve nga Kosova ka rënë ndjeshëm ne muajt e fundit.Balla: Është e papranueshme që Kosova të vazhdojë të jetë një gardh i rrethuar me gjemba në mes të Evropës./Ora News/