Mustafa mohon të ketë kërcënuar gazetarin, Kajtazi e denoncon në Polici

Kryemnistri i Kosovës Isa Mustafa nuk ka komentuar faktin nëse e ka telefonuar gazetarin Vehbi Kajtazi. Mustafa e ka mohuar se ka kërcënuar gazetarin Kajtazi, porse kur është pyetur nëse e ka telefonuar atë është larguar nga mediat.Por Vehbi Kajtazi insiston se ka qenë vet kryeministri që e ka thirrur atë në telefon. Gazetari, Kajtazi ka thënë së kryeministri duhet të kërkojë falje pasi sipas tij ky veprim është i papranueshëm.Por pasi kryeministri nuk kërkoi falje atëherë, Kajtazi i është drejtuar policisë ku ka bërë denoncimin e rastit.Të shqetësuar me veprimin e kryeministrit janë gazetarët në Kosovë.Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës ka thënë se gjuha e përdorur nga kryeministri është kulmi i presionit ndaj mediave dhe gazetarëve./Zeri/