Aksioni i policisë në zonën e Shkodrës, pezullohen 36 leje drejtimi

Shkodra ka qenë qarku i radhës ku Task Forca e policisë rrugore e Tiranës së bashku me ato të Shkodres dhe FNSH kanë zbarkuar në terren, duke ushtruar kontrolle në të gjitha akset hyrëse e dalëse të qytetit, si dhe në pikat kyçe ku ka fluks lëvizjesh. Duke testuar kamerat e trupit, patrullat kaluan në ‘sitë’ drejtuesit e automjeteve që lëviznin drejt Hanit të Hotit, Muriqanit, rrugës së Velipojës dhe Shirokës, si dhe në disa kryqëzime të brendshme të qytetit.Nga aksioni që erdhi në zbatim të planit të masave "TISPOL", për "Rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë", u arrestuan 2 persona për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe pa leje drejtimi. Janë pezulluar 36 leje drejtimi, dhe 46 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë plotësuese. Në bashkëpunim dhe me FNSH Shkodër u kontrolluan edhe 5 lokale nate./Ora News/