Bashkëpunim me SHBA për emigrantët, Shqipëria shton kontrollin ushtarak në kufi
Kriza e emigrantëve ka shtuar përpjekjet e Forcave të Armatosura për të pasur një kufi sa më të sigurt. Gjatë vizitës në Tiranë, komandanti i forcës tokësore të SHBA në Europë ka garantuar bashkëpunimin me Shqipërinë si vend anëtar i NATO. Sipas SHBA terrorizmi ka ndryshuar sigurinë në Europë.Rritja e ndikimit ekstremist në Europë dhe kriza e emigrantëve kërkon një bashkëpunim edhe më të mirë Shqipëri-SHBA si pjesë e një strategjie të përbashkët të Aleancës së Atlantikut.Për ta garantuar këtë bashkëpunim në Tiranë ka qenë komandanti i forcës tokësore të SHBA në Europë.Në një dalje publike me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura u evidentua nevoja për shtimin e forcave të sigurisë në kufi.Jeronim Bazo: Shqipëria po ndjek me kujdesin e duhur zhvillimet në mjedisin e sigurisë dhe në mënyrë të veçantë ato kufijtë lindorë dhe jugor të Aleancës dhe se Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në mundësitë e burimeve të tyre, janë aktive me kontribute dhe në masa në kuadër të Planit të Gatishmërisë së Aleancës – ndryshe i quajtur Readiness Action Plan. Gjithashtu e informova mikun tim edhe me kujdesin e shtuar nga ana jonë për implikimet që mund të sjellin zhvillimet në kufijtë jugor të Aleancës (vala e emigrantëve).Edhe për komandantin e Forcës Tokësore të SHBA në Europë fakti që terrorizmi ka ndryshuar sigurinë në Europë kërkon gjithashtu një siguri të shtuar.Ben Hodges: Mjedisi i sigurisë ka ndryshuar shumë kohët e fundit në Evropë. Kemi rastin e ekstremizmit islamik që është përhapur gjithandej, sidomos nga vendet me origjinë nga Afrika si dhe kemi krizën tragjike të refugjatëve që është aktuale dhe po ashtu dhe invazioni rus dhe pushtimi i Krimesë nga ana e saj e ka ndryshuar shumë mjedisin atje. Qëllimi kryesor i vizitës time në Shqipëri ishte forcimi i mëtejshëm i kësaj lidhjeje të fortë ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA si dy vende anëtare të NATO.Hodges ka vlerësuar Shqipërinë si një vend besnik të NATO-s dhe ka garantuar mbështetje të vazhdueshme për Forcat e Armatosura.