Ambasada greke pritje për pavarësinë, Rokanas: Vizita e Bushatit, e suksesshme

Ambasadori grek në Tiranë, Leonidas Rokanas, ka vlerësuar vizitën që po zhvillon ne Athinë Ministri i Jashtëm Bushati duke deklaruar se bisedimet me zyrtarët greke kanë qenë të suksesshme. Në pritjen e organizuar me ratin e festës kombëtare të Greqisë, Rokanas garantoi edhe mbështetjen për integrimin e  Shqipërisë në BE.Ambasadori grek në Tirana, Leonidas Rokanas ka përshëndetur vizitën e kreut të diplomacisë shqiptare në Athinë.Në pritjen e organizuar me ratin e festës kombëtare të Greqisë, diplomati Rokanas, tha se takimet e Ministrit Bushati me zyrtarët grekë kanë qenë të suksesshme.Rokanas: Raportet tona kanë një dinamikë shumë poZitive. Në këto moment që ne fesotjmë këtu, Ministri i Jashtëm shqiptar, Dimtir Bushati nodhet në Athinë. Ai po mban bisedime të suksesshme me zyrtarët grekë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në rrugën e saj europiane.Ambasadori Rokanas, u ndal edhe në sfidën që po përballet vendi i tij me krizën e refugjatëve.Rokanas: Greqia deri më tani është përballur me krizën ekonomike, me krizën e sigurisë dhe së fundmi edhe me krizën e refugjatëve. Jam i lumtur të them që edhe krizën e emigrantëve ne e kemi përballuar duke u bazuar në principet e solidaritetit dhe kemi pritur refugjatët.Ambasadori grek u ndal gjatë edhe në historikun e pavarësisë së vendit të tij, që daton në 25 mars të 1821, ndërsa shteti grek u formua 10 vjet më vonë, si i pari në rajonin e Ballkanit.Në ceremoninë e festës së pavarësisë merrnin pjesë autoritetet më të larta të vendit, kryeparlamentari Ilir Meta, Ministra, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, Konsuj Nderi si edhe figura të tjera të njohura.