Turi për Presidentin, familja Obama viziton Havanën e vjetër

Presidenti Obama sapo mbërriti në Kubë, nisi një tur në Havanën e vjetër. I shoqëruar nga bashkëshortja Michele dhe dy vajzat Sasha dhe Malia, Presidenti vizitoi në natën e parë ishujt Karaibe, ku ka rrënjët Havana e vjetër.Familja presidenciale amerikane shoqërohej në këtë vizitë nga një ciceron i veçantë, një historian kubanez, Eusebio Leal, i cili i bëri një tur duke i shpjeguar historinë e Muzeut të qytetit në sheshin "De Armas" ku Obama pati mundësinë të shihte edhe një pikturë të ish-Presidentit amerikan Abraham Lincoln, një hero për Fidel dhe Raul Castro.Më pas ata ecën përgjatë sheshit të Katedrales, ku qindra vendas dëgjoheshin teksa brohorisnin emrin e Obamës.Familja presidenciale vijoi më pas turin në kishën e periudhës koloniale ku Kardinali jaime Ortega, arqipeshkvi i Dioqezës së Havanës, bekoi familjen e parë të SHBA-ve.