Arrestohet një shqiptar në Gjermani me 3.2 kg kokainë në kroskotin e automjetit

Një 23 vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e policisë gjermane, pasi u kap me rreth 3.2 kg drogë.Ai u arrestua në jug të vendit teksa udhëtonte në autostradë, ndërsa deklaroi se po udhëtonte me makinën e tij për të vizituar bashkëshorten.Pas kontrolleve të zhvilluara në automjetin e tipit Citroen C5, oficerët e policisë vunë re një anomali në kroskot. Pas u dërgua për kontrolle të mëtejshme, u gjetën tre pako kokainë brenda saj me peshë gjithsej 3.2 kg.Shqiptari u arrestua përkohësisht, teksa po zhvillohen hetimet ndaj tij nga Prokuroria e qytetit të Traunstein si dhe nga Zyra Shtetërore e Hetimeve Penale të Bavarisë.Droga është konfirmuar nga instituti i mjekësisë ligjore.I riu, emri të cilit nuk bëhet i ditur merrej me shpërndarjen e picave./Ora News/