Vizita e Obamës, kubanezët të lumtur për vizitën e Presidentit amerikan

Qindra vetë mirëpritën në rrugët e Havanës, duke brohoritur e me flamujt amerikanë në duar, presidentin Barack Obama, në nisje të vizitës së tij historike në Kubë, që ka hapur një kapitull të ri në marrdhëniet mes dy shteteve, pas dekadave të tëra armiqësie.Udhëtimi 3 ditor, është i pari i një Presidenti amerikan në Kubë në 88 vittee e fundit dhe shënon një marrëdhënie të re, që në fushën diplomatike është hapur që në dhjetor të 2014.Grupe njerëzish qëndruan për orë të tëra në rrugë, në lokale apo edhe ballkonet e shtëpive, për të parë sa më nga afër presidentin Obama, por pa mundur ti afrohen për shkak të masave të rrepta të sigurisë.Turma brohoriste: "Rroftë Obama, rroftë Fidel" teksa presidenti u nis për një darkë bashkë me familjen e tij.Kjo grua thotë se e pa nga afër kur familja Obama u fut në makinë, për tu nisur drejt restorantit ku do të darkonin."Ishte shumë emocionuese, shumë. E pashë nga afër teksa hipte në makinë me gruan e tij. Të gjithë ne kubanezët jemi shumë të lumtur dhe të nderuar që ai është këtu. Shpresoj që kjo të jetë një gjë e mirë për të gjithë" tha ajo.Presidenti shoqërohet në këtë udhëtim historik nga zonja e parë e SHBA, Michele Obama, nga nëna e tij dhe dy vajzat, Sasha dhe Malia.Familja Obama darkoi në restorantin "San Cristobal"."E gjitha kjo është shumë e bukur. Doja ta shihja presidentin më nga afër" tha një tjetër banore.Obama në Kubë: Ndryshimi po vjen, Kastro këtë e ka të qartë.