"Sulmohet" Merkel, takohej me Mustafën teksa ai kishte vëllain ilegal në Gjermani

Lajmi i bërë publik nga mediat kosovare dhe ato ndërkombëtare se vëllai i kryeministrit Isa Mustafa ka kërkuar azil në Gjermani dhe Francë ka hapur debat politik jo vetëm në Kosovë, por edhe në Gjermani.Fakti që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel, në të njejtën kohë që vëllai i kryeministrit Ragipi kishte shkuar ilegalisht si azilkërkues në Gjermani, ka bërë që partia opozitare në Gjermani të akuzojë pozitën e udhëhequr nga Merkel.Dhe krejt kjo ka ardhur disa ditë pasi që Angela Merkel ka fituar zgjedhjet e partisë. Partia e ekstremit të djathtë në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë, AFD, e ka sulmuar Merkelin, nëpërmjet hulumtimit të portalit online në Kosovë “Insajderi”.Nëpërmjet Facebook-ut, partia e udhëhequr nga Frauke Petry, e që është  kundër ardhjes së refugjatëve në Gjermani, ka shkruar se “në çmendurinë e imigrimit të muajve të fundit në Gjermani, asgjë nuk është e pamundur”.posteri“Ka pasur një kërkesë për azil nga vëllai i kryeministrit të Kosovës –vetëm pak ditë para se kryeministrit të pritej në Berlin nga ana e kancelares Merkel. Arsyeja, e ka pranuar kryeministri, se i vëllai vuan nga një sëmundje që nuk shërohet në Kosovë? Azil për shërim sëmundjesh? Çmenduri e prodhuar në Gjermani. Koha për ndryshim. Koha për AFD-në”, shkruan kjo parti në faqen e tyre në Facebook.Por kjo parti ka shkuar edhe më larg. Ka bërë një poster të veçantë, për të treguar se vëllai i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar azil në Gjermani, në kohën që Merkel e priste në Berlin Isa Mustafën.“Nuk është shaka. Vëllai i kryeministrit të Kosovës ka kërkuar azil në Gjermani”, shkruan në poster.Një numër mediash ndërkombëtare kanë raportuar për kërkesën e vëllait të kryeministrit për azil në Gjermani, duke thënë se kjo bëhet për shkak të kushteve të mjerueshme të shëndetësisë në Kosovë.Rrugëtimi i Ragip MustafësVëllai i kryeministrit Isa Mustafa ka migruar vitin e kaluar ilegalisht nëpërmjet Serbisë për të hyrë në Hungari, në shtetin e parë të BE-së. Ai kishte shkuar në Francë. Kishte kërkuar azil për shkak të problemeve shëndetësore.Shteti francez ia kishte refuzuar kërkesën.Ai kishte shkuar pastaj në Gjermani. Edhe shteti gjerman ia ka refuzuar kërkesën sepse sipas rregullave të Bashkimit Evropian, kur një shtet anëtar i refuzon dikujt kërkesën për azil, kjo vlen për të gjitha shtetet tjera.Gjermania i kishte thënë se duhej të kthehej në Francë.Insajderi ka siguruar aplikacionin e Mustafës për azil në Gjermani. Në të jepen të dhëna të shumta për të, për kohën kur ka hyrë në shtetin gjerman, rrugën që ka bërë, etj. Aty saktësohet se në Hungari, si shteti i parë i BE-së, kishte hyrë nga Serbia.Mustafa (1958), aplikimin për azil e ka bërë në landin Rheinland Pfalz në Gjermani më 22 qershor 2015.Në dokumentin e aplikimit për azil shënohet se i  njëjti më 2014 ka bërë kërkesë për azil në Francë.