Sulltan Novruzi ndryshe për kurdët në kampin e refugjatëve në Idomeni
Pavarësisht gjithçkaje po kalojnë, pavarësisht ndjenjave të dëshpërimit dhe trishtimit, kurdët në kampin Idomeni, mes Greqisë dhe Maqedonisë, kanë festuar Vitin e Ri persian që për ta njihet edhe si festa e Sulltan Novruzit.Qindra emigrantë janë mbledhur bashkë rreth një zjarri, duke kënduar e duke brohoritur "Jetë të gjatë kurdistanit" dhe "Bekuar qoftë Novruzi".Sot Idomeni është shtëpi e mbi 10 mijë personave që flenë në të ftohtë e në shi prej javësh.Megjithatë, pavarësisht kushteve çnjerëzore ku jetojnë, këto janë ditë feste për ta."Fatkeqësisht ne ndihemi të dhunuar, kryesisht pas marrëveshjes së Bashkimit Europian me Turqinë. Atmosfera këtu është depresive, situata është tragjike. Jemi shumë të trishtuar" tha Sardar Hami.Novruzi, që do të thotë një ditë e re, përkon edhe me ditën e parë të verës dhe festohet kreysisht nga kurdët.Shumë prej tyre mbanin flamuj në duar, ndërsa burra e gra kërcyen rreth zjarrit, duke mbajtur edhe qirinj në duar.Aziz Sayda, që qëndron në këtë kamp prej 22 ditësh, tha se kurrë nuk e priste që këtë festë ta festonte këtu, në këtë kamp, larg familjes së tij."Festën e Sulltan Novruzit duhet ta festoja në shtëpinë time por për shkak të luftës, u detyruam të largohemi. Pavarësisht gjithçkaje, sot ne kurdët jemi mbledhur të gjithë bashkë, për të kremtuar këtë festë dhe do të vazhdojmë ta festojmë kudo që të jemi. 21 marsi për ne është ditë feste, që personifikon lirinë, edhe pse nuk jemi të lirë" tha ai.Më shumë se 48 mijë emigrantë, burra gra e fëmijë, kanë mbetur të bllokuar në Greqi.