Avion i dyshimtë në hapësirën Vlorë-Pulia, dyshohej se do merrte drogë në Akërni

Policia shqiptare dhe italiane janë vënë në alarm për riaktivizimin e trafikut të drogës me avion, teksa një avion i vogël ka fluturuar mbi hapësirat ajrore të dy vendeve mëngjesin e 20 marsit. Fillimisht avioni është parë në Akërni ku është ndjekur nga policia e Vlorës dhe më pas ka fluturuar drejt Pulias, në drejtim të paditur. Policia shqiptare ka shoqëruar tre persona si të dyshuar në lidhje me këtë veprimtari, si edhe automjetet një fuoristradë dhe një furgon në pronësi të këtyre shtetasve, të cilat po këqyren nga specialistët e Policisë.Autoritetet italiane janë vënë sërish në alarm të rikthimit të trafikut të drogës me avion.Sistemi i sigurimit ajror italian informon se mëngjesin e djeshëm rreth orës 09:30 një avion i vogël mono elik i nisur nga Greqia ose Shqipëria po fluturonte mbi qiellin e rajonit të Pulias në Itali, raportojnë mediat italiane.Nga baza ushtarake ajrore e Gioia del Colle, në jug të Italisë janë ngritur menjëherë dy avionë Eurofighter të cilët e kanë ndjekur avionin e vogël duke e shoqëruar deri jashtë kufirit ajor italian.Më pas janë humbur gjurmët e destinacionit të tij. Sistemi i sigurimit ajror italian dyshon se në bordin e këtij avioni udhëtonin trafikantë droge me ngarkesë lënde narkotike.Supozohet se ngarkesa me drogë do të hidhej nga ajri e se bashkëpunëtorë të tjerë të trafikantëve do ta prisnin drogën në tokën italiane.Policia konfirmon: Avioni sportiv do ulej në Akërni të VlorësMenjëherë pas kësaj, ky informacion është konfirmuar nga policia e shtetit.Sipas bluve “në orët e para të mengjesit të datës 20 mars 2016 nga Policia e Shtetit është marrë informacion në rrugë operative se në zonën e fushave të fshatit Akërni, po lëviz në hapësirën ajrore, një avion i vogël”.Pas marrjes së këtij informacioni, u organizuan të gjitha shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtorisë Rajonale të Kufitit dhe Migracionit Vlorë si dhe të Njësisë së Lëvizshme Territoriale Delta Force.Si dhe është njoftuar menjëherë edhe Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.Gjithashtu, Policia e Shtetit ka njoftuar mënjehërë Policinë Italiane, me qëllim ndjekjen e përbashkët të këtij informacioni.Në bashkëpunim me homologët italianë, u punua intensivisht, për verifikimin e këtij informacioni, duke zhvilluar veprime të koordinuara në Vlorë dhe në një pjesë të territorit italian.Policia e Shtetit ka shoqëruar shtetasit N.M., A.M., K.M., si të dyshuar në lidhje me këtë veprimtari, si edhe automjetet një fuoristradë dhe një furgon në pronësi të këtyre shtetasve, të cilat po këqyren nga specialistët e Policisë.Policia e Shtetit po bashkëpunon edhe me Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, dhe ka bërë regjistrimin e Procedimit Penal per vepren penale "Trafikim të lëndëve narkotike" të kryer në bashkëpunim.Veprimtaria hetimore është në vijim edhe nga homologët e policisë italiane për zbulimin e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.[caption id="attachment_704464" align="alignnone" width="576"]1624649_978536312201238_269265952_n Forcat e policisë mëngjesin e djeshëm në fshatin Akërni[/caption][caption id="attachment_704465" align="alignnone" width="576"]12305479_978536328867903_1143107089_n Forcat e policisë mëngjesin e djeshëm në fshatin Akërni[/caption][caption id="attachment_704466" align="alignnone" width="576"]12442705_978536302201239_732573760_n Forcat e policisë mëngjesin e djeshëm në fshatin Akërni[/caption][caption id="attachment_704467" align="alignnone" width="576"]12674580_978536365534566_518623758_n Forcat e policisë mëngjesin e djeshëm në fshatin Akërni[/caption]