Gjyqtarët në survejim, shmangin makinat e shtrenjta e fshehin aksesorët firmato

Ndërsa politika dhe institucionet e tjera janë duke u përpjekur të vënë në zbatim ligjin e dekriminalizimit ajo që ka rënë në sy sot ka qenë fakti se gjyqtarët ndryshe nga herët e tjera janë kujdesuar të mos lëvizin me makinat e tyre luksoze, por me taksi.I vetmi që ka preferuar të ecë në këmbë drejt Konferencës Gjyqësore ka qënë Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili kohët e fundit nuk i ka kursyer kritikat në adresë të atyre që duhet të vendosin drejtësi.Disa javë më parë disa Ambasadorë përfshirë dhe atë të SHBA duke folur për korrupsionin kanë deklaruar se disa gjyqtarë lëvizin me makina të shtrenjta dhe kanë po kështu vila të shtrenjta.Po kështu në ambientet brenda Konferencës Gjyqësore ka rënë në sy fakti që gjyqtarët janë munduar të fshehin aksesorët e tyre si çantat apo orat dhe unazat e shtrenjta.Rreth tre muaj më parë Ambasadori amerikan duke bërë një krahasim tha se disa gjyqtarë mbajnë ora që kushtojnë më shumë sesa makina me të cilën Ambasadori lëviz.[caption id="attachment_704412" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Nje gjyqtar mberrin me taksi Ne foto: Nje gjyqtar mberrin me taksi ne Konferencen Gjyqesore[/caption]