Raporte mjekësore për zvarritjen e gjyqeve, Manjani kritika: Valë të gjerë inspektimesh
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tërhoqi vëmendjen gjyqtarëve që të mos ulin shkallën e profesionalizimit dhe të përgjegjësisë në punë për shkak të reformës në drejtësi.Gjatë zhvillimit të Konferencës Gjyqësore Kombëtare, ministri theksoi se gjyqtarët po punojnë si në ditë të fundit.Ai tha se në emër të së ardhmes po u shesin qytetarëve padrejtësi dhe njoftoi në Konferencën Gjyqësore se së bashku me KLD-në do të nisin valën e gjerë të inspektimeve. Manjani: Nuk mund që për shkak të reformës t’u shesim njerëzve të ardhmen se diçka do të ndodhi dhe në emër të së ardhmes po ju shesim padrejtësi. Në emër të së ardhmes, që e dimë se do të ndodhë, por nuk e dimë se kur, t’ju shesim diçka që po rrëshqet sot e gjithë ditën në shërbimin e munguar gjyqësor, ose në shërbimin që sot ende nuk besohet nga njerëzit.Manjani përmendi disa nga problemet qe po hasen aktualisht ne gjykata, si tendenca për zvarritjen e proceseve, vonesat ne arsyetimet e vendimeve apo hedhja e shortit për te cilat tha se së bashku me Këshillin e Lartë të Drejtësisë do të nisë inspektimet Manjani: Vëmë re vonesa në gjykim të pajustifikuara, të cilat nuk kanë kuptim që të ndodhin. Na është shtuar numri i seancave gjyqësore të shtyra për efekt të raporteve mjekësore. Krejt në mënyrë të çuditshme janë shtuar raportet mjekësore mes jush këto kohë. Shërim të shpejtë atyre që janë të sëmurë realisht, por raportet fiktive janë një fenomen që nuk i kanë hije asnjë zyrtari të shtetit dhe aq më pak një gjyqtari i cili apo e cila ka zgjedhur të mos marrë përgjegjësi për çështje konkrete. Sipas Manjanit, jehona e gjyqësorit të papërgjegjshëm është sot në kancelaritë e Evropës.Në të njëjtën linje me ministrin e Drejtësisë edhe kryetari i gjykatës së lartë Xhezair Zaganjotri kërkoi nga gjyqtarët të jenë më të përgjegjshëm në këtë situatë të cilën e cilësoi si transitore.Pas votimit, gjyqtarët zgjodhën dy anëtarët e rinj nëpër Këshillin e Lartë të Drejtësisë Ridvan Hado dhe Neritan Cena./Ora News/