Protestë për infrastrukturën, 2500 banorë të Gramshit: Duam rrugë, ujë e kanalizime
Dhjetëra banorë të fshatit Gramsh në Lushnjë, zonë në afërsi të Dushkut, kanë protestuar për mungesën e rrugës që i lidh me autostradën. Banorët thonë se prej vitesh kanë kërkuar sistemim të infrastrukturës, gjë që nuk ka ndodhur. Protestat e tyre u mbështeten nga PD e Lushnjes.Dhjetëra banorë të Gramshit, fshat me rreth 2500 banorë në bashkinë e Lushnjës protestuan për gjendjen e vështirë të infrastrukturës.Sipas banorëve rreth 700 familje penalizohen nga mungesa e rrugës me gjatësi 2 km, mungesa e ujit dhe të kanalizimeve.Banori: Rrugën shtroe, shtrohe hidh çakull e kanë ngritur sipër, unë e kam ngritur portën shtatë herë deri tani.Banori: Jemi popull që kemi hall, do të vish një orë nga Gramshi, është e barabartë me të shkosh tre herë në Lushnje, është gjynah, është turp.Banorët thonë se situata e rënduar e infrastrukturës vijon prej vitesh.Banori: Vit për vit paguajmë nga 300-400 mijë lekë për makinat, kush na i paguan ne këto.Banori: Ka qenë më e mirë rruga, e pati shtruar italiani. Lërë që e ngushtuan, por na e mbushën me baltë.Protesta e banorëve të fshatit Gramsh, u mbështet nga PD e Lushnjes.Myslym Murrizi: Sot në 2016 rruga është në këtë gjendje dhe banorët kërkojnë që taksat që paguajnë t’u kthehen në shërbim si për rrugën, si për përroin, edhe për ujin.