Rruga e ish-kampit e degraduar prej vitesh, rëndohet dhe nga erozioni
Prej vitesh rruga e ish-kampit të punëtorëve në Vlorë ndodhet në gjendje thuajse të pakalueshme. Banorët e zonës, por edhe drejtuesit e automjeteve, thonë se rruga është në gjendje të tillë prej të paktën 8 vitesh, ndërkohë që sezoni veror pritet ta rëndojë edhe më tej situatën si pasojë e fluksit të automjeteve që qarkullojnë.Banorët e zonës së ish-kampit të punëtorëve, por edhe drejtues mjetesh, thonë se rruga është në gjendje të degraduar prej vitesh, ndërkohë që së fundmi është dëmtuar dhe nga erozioni.Banori: Të vënë dorë, u shqyem, edhe makinat u prishën.Njerëzit u copëtuan, nuk shkojnë dot në shkollë fëmijët.Banori: Vajti 20 vjet, pse mundoheni.Banori: E pakalueshme si nga njerëzit dhe mjetet.Edhe nga ujërat që rrjedhin marrin përpara çdo gjë që gjejnë. Sjell gurë dhe baltë nga të gjitha anët.Rruga e ish-kampit të punëtorëve në Vlorë shërben si korsi kthimi jo vetëm për bregdetin e Vlorës por dhe të Sarandës, Himarës, Dhërmiut, Orikumit e Rradhimës.Gjatë verës sistemi i këtij segmenti do lehtësonte trafikun e rënduar në qytetin bregdetar.