Taraca të gjelbëruara, Bashkia projekt për kopshte në institucione e pallate
Bashkia e Tiranës ka nisur projektin e taracave të gjelbëruara, duke filluar nga taraca e vet për të mbërritur në ato të institucioneve dhe pallateve. Ky projekt parashikon kopshte me pemë dekorative dhe luleTaraca e Bashkisë do t'i ngjajë një kopështi me bar natyral, pemë dekorative dhe shumëllojshmëri lulesh.Në qendër është vizituar një akuarium, ku grafiti harmonizohet me projektin e gjelbërimit për një ambjent shlodhës.Arkitektët dhe urbanistët e rinj e kanë konceptuar si një projekt per të ndryshuar ketë sipërfaqeje por me impakt në mjedis me qëllim shfryrjen e ngarkesës se ndotjes së kryeqytetit.Nevin Bilali: Jo vetëm ne por të gjithë duhet ta dinë këtë fakt se pse janë kaq pozitive taracat e gjelbëruara në një qytet. Janë shumë pozitive për çështjen e termoizolimit dhe hidroizolimit. Rreth 95% të termoizolimit të një objekti, si fasadat e gjelbëruara dhe taracat e gjelbëruara dhe ne dëshirojmë ti implementojmë këto akoma më gjerë. Ndërkohë ato shumë mirë parandalojnë edhe përmbytjet, sepse fakti që një taracë nga shirat e mëdha të gjithë ujin e kullon nëpër sistemin e saj të kullimit dhe shkon në rrugë dhe trotuare, nëse ne kemi një taracë të gjelbëruar kjo sasi e reshjeve dhe ujit që depozitohet në trotuare dhe në rrugë pakësohet shumë.Këshilltarja e kryebashkiakut Veliaj për çështje të arkitekturës dhe urbanistikës, Nevin Bilali, tha se ky projekt duhet ndjekur si shembull nga institcione të tjera dhe pallatet.Nevin Bilali: Aktualisht bashkia e Tiranës në bashkëpunim me fakultetin e arkitekturës janë duke bërë disa projekte në disa objekte që po ashtu kanë shumë nevojë për ndërhyrje të tilla. Po flasim për zonën e Unazës afër “21 dhjetorit”, e cila është një nga zonat më të ndotura. Do të dëshiroja që pse jo të gjitha institucionet që janë në bulevard të vazhdojnë me të njëjtën gjë.Gjelbërimi i taracave është projekti i Bashkisë së Tiranës që synon që t'i vijë në ndihmë gjelbërimit të qytetit, uljes së nivelit të ndotjes së ajrit, si dhe kursimit të energjisë që përdoret për ngrohjen dhe ftohjen e godinave.