Operacioni sekret i Izraelit tërheq nga Jemeni judenjtë e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2016, 16:10
Hebrenjtë e fundit të mbetur në Jemenin e përfshirë në luftë janë transferuar për në Izrael në një mision sekret.Lajmin e bën me dije “Jewish Agency”, sipas të cilës 19 personat e mbetur kanë mbërritur ditët e fundit në Izrael. Në mesin e tyre është edhe një rabin që mbante një Teurat rreth 500 vjeçar.Sipas BBC-së që citon agjencinë hebraike, rreth 50 judenj kishin zgjedhur për të qëndruar në Jemen.Që prej vitit 1948, rreth 51 mijë hebrenj kanë emigruar nga jemeni për në Izrael, duke qenë braktisur një nga vendimet më të vjetra hebraike në botë.Shumica prej tyre u sollën në Izrael në kuadër të operacionit “Magis Carpet” në vitet 1949-1950. Vitet e fundit, rreth 200 hebrenj kanë lënë vendin, për shkak të luftës civile atje./Ora News/