Veliaj:Do heqim depozitat, burim infeksionesh
Zona e Ali Demit dhe Kodra e Priftit ne Tirane do të jenë dy zonat e para ku do të nisë çmontimi i depozitave të ujit në kryeqytet. Kreu i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj bëri me dije nisjen e këtij aksioni pas nënshkrimit të marrëveshjes mes ujësjellësit dhe USAID për përmirësimin e shërbimeve në këtë sektor jetik për qytetarët e Tiranës.Veliaj: Përveç estetikës, është një rrezik për qytetin dhe qytetarët e Tiranës. Mezi pres kësaj jave që të fillojmë promovimin e disa prej këtyre zonave dhe të shikojmë se si qytetarët heqin depozitën për të pasur ujë 24 orë dhe për të mbyllur këtë mandat me një situatë shumë herë më të pranueshme për furnizimin 24 orë në qytetin e Tiranës, se sa ajo që gjetëm.Ndër të tjera Veliaj paralajmëroi nisjen e një aksioni për lavazhet që punojnë me ujë të pijshëm dhe foli për shkarkimet masive në Ujësjellës.Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve prezantoi projektin e ri, i cili do ti japë fund mbifaturimeve.Kryebashkiaku Erjon Veliaj njoftoi se tashmë të gjitha taksat e bashkisë do të përfshihen në faturën e ujit. /Ora News/