Sindromi “Down”, përpjekjet e vajzës 35-vjeçare për t'u integruar

21 marsi është dita ndërkombëtare e sindromit “Down”. Mesazhet më të rëndësishme dhe më të forta në këtë ditë vinë nga vetë personat që vuajnë nga kjo sindromë.Historia e Joridës, vajzës 35-vjeçare që trajtohet në një qendër prej 15 vitesh është sa inkurajuese aq edhe një këmbanë alarmi për autoritetet shtetërore që duhet ti vinë në ndihmë kësaj kategorie me trajtim dhe punësim.Një ndër gjërat më të vështira për individët me sindromën “Down” dhe familjen është aftësimi dhe mundësia për ti shërbyer vetes.Jorida, vajza 35-vjeçare ka bërë përpjekje inkurajuese gjatë trajtimit të saj prej 15 viteve në një qendër në Prush në Tiranë.Në shtëpi jeton vetëm me dy prindër të moshuar, të pafuqishëm për t'i shërbyer, ndaj me ndihmën e stafit të qendrës, Jorida tashmë kujdeset për gatimin dhe kuzhinën.Aftësitë krijuese të Joridës shkrihen tek punimet artizanale, ato me baltë dhe pikturat.Gazetarja: Sa kohë tu desh të punoje për këtë punimin?Jorida: 5 vjet.Gazetarja: Po punimet e tjera të baltës?Jorida: Tani kam filluar, jeta ime është e rëndësishme se dal shëtiti përjashta, shkoj në palestër, orë matematike, orë leximi, piktura.Për mjeken, Jorida është një histori suksesi.Mjekja: Jorida një pjesë të kohës e ndan me ne dhe pothuajse vetëm gjysmën e ndan me familjen e saj. Mendoj se Jorida është integruar mirë jo vetëm me ne, por edhe në familje sepse të gjitha ato që ne këtu i bëjmë bashkarisht, i bën edhe në familjen e saj.Por çfarë ndodh me 35-vjeçaren dhe përgjithësisht me të rriturit me këtë sindromë kur duhet të lënë qendrat e trajtimit? Në këtë rast nuk garantohet vijimësi e shërbimeve.Afërdita Seiti: Shteti këtë duhet të bëjë, të mbështesë qëndrat si ne. Shërbimin që ne bëjmë ai duhet ta mbështesë dhe nuk duhet ta lërë që ky shërbim të rëndojë mbi familjen. Sepse familja sot është e traumatizuar, është e varfër dhe në momentin që ajo ka dhe një fëmijë me aftësi të kufizuar ajo nuk mund ti bëjë ballë të gjithë shërbimeve. Jorida shumë bukur mund të punësohet sot dhe nuk ka pse të jetë në kurriz të familjes dhe të shoqërisë.Sindromi “Down" nuk konsiderohet  sëmundje. Fëmija lind me një kompozon të tepërt dhe ky krijohet që në momentin e ngjizjes.Në Shqipëri jetojnë rreth 680 persona me këtë kusht gjenetik dhe 21 marsi, në ditën ndërkombëtare slogani sensibilizues është "Miqtë e mi, komuniteti im".sindroma down3 sindroma down2 sindroma down1