Arrestimi i Salah Abdeslam, identifikohet një tjetër bashkëpunëtor i terroristit

Prokurorët belgë deklarojnë se nëpërmjet analizave të ADN-së, kanë arritur të identifikojnë një bashkëpunëtor të organizatorit të dyshuar të sulmeve terroriste në Paris Salah Abdeslam.Ai quhet Najim Laachraoui, 24 vjeç dhe ndodhet në arrati. Sipas deklaratës së prokurorëve, 24 vjeçari kishte përdorur identiteti të rremë, teksa gjurmët e ADN së tij ishin gjetur në banesat e përdorura nga rrjeti xhihadist. Abdeslam u kap të premten në Bruksel dhe po merret në pyetje ende.Gjatë aksionit për kapjen e tij, një person është qëlluar nga forcat e rendit teksa po përpiqej të arratisej nga apartamenti i rrethuar.Nuk dihet ende se cili është personi që qëllohet, edhe pse Abdeslam mbeti i plagosur në këmbë gjatë arrestimit të tij.Deklarata e prokurorisë belge thotë se shtatorin e kaluar, Abdeslam kishte udhëtuar dy herë në kryeqytetin hungarez Budapest, duke përdorur një makinë me qira.Në automjet ishin dy persona të tjerë me karta të rreme identiteti me emrat Samir Bouzid dhe Soufiane Kayal. Ky i fundit në bazë të ADN-së, që u gjet në një apartament në rrethin Schaerbeek të Brukselit u identifikua si Najim Laachraoui, lindur më 18 maj të vitit 1991. Ai ka udhëtuar në Siri në shkurt të vitit 2013.Policia belge thotë se Samir Bouzid kishte "shumë të ngjarë të ishte  Mohamed Belkaid. Ai u vra nga policia gjatë një operacioni në Bruksel jashtë më 15 mars. Prokuroria ka  bërë thirrje për ndihmë publike për gjetjen e Laachraoui.Gjithashtu, në kërkim është edhe Mohamed Abrini, i cili është filmuar në pika të ndryshme karburanti  bashke më Abdeslam dy ditë para sulmeve të Parisit./Ora News/