Prej 4 ditësh s' funksionon transporti hekurudhor. Trenat s'kanë karburant
Sindikatat e hekurudhave denoncojnë mosfunksionimin e transportit hekurudhor prej të paktën 4 ditësh në Durrës. Sipas sindikalistëve shkaku kryesor i paralizës së trenave është mungesa e karburantit për të lëvizur.Në Durrës prej katër ditësh qëndrojnë të bllokuar trenat e udhëtarëve, çka ka sjellë paralizë të transportit hekurudhor.Sipas Sindikatës së Hekurudhave Shqiptare, shkaku kryesor është mungesa e karburantit për të lëvizur.Osman Meta: Ka 4-5 ditë që trenat e udhëtarëve nuk qarkullojnë më për arsye se i ka mbytur borxhi, nuk ka karburant. Punonjësit po punojnë me kushte mizerabël.Kjo gjendje, sipas sindikalistëve po çon drejt falimentit sektorin hekurudhor.Shaqe Dervishi: Hekurudha shqiptare ka që të premten që është mbyllur për arsye karburanti dhe mosmënaxhimi drejt i hekurudhës. Hekurudha është ku thërret qiameti, prandaj u bëjmë thirrje edhe punëtorëve që sa më bashkangjitur sindikatës ta çojmë drejt një lëvizje të fortë sindikaliste, se këta janë indiferentë të mëdhenj.I kontaktuar, Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave Shqiptare, Genc Alizoti, pranon ndërprerjen e transportit të udhëtarëve, ndërsa sqaron se situata do zgjidhet shumë shpejt.