Obama në Kubë, ekspertët: Mundësi të shumta për vendin latin
Ekspertët amerikanë e shohin të frytshme për Kubën vizën e Presidentit Barak Obama, ku sipas tyre do të hapë shumë mundësi për vendin latin. Ata argumentojnë se një nga arsyet më të rëndësishme pse vizita e Obamës në Kubë ka fituar mbështetje të gjerë, është fokusi i tij në çështjet ekonomike dhe tregtare, duke fituar përkrahjen e shumë sipërmarrësve nga pjesët jugore të Shteteve të BashkuarVizita e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama në Kubë do të sjellë mundësi të shumta për vendin latin. Ky është parashikimi i ekspertëve në Uashington D.C për vizitën historike dhe të parën të një presidenti amerikan në Kubë që prej vitit 1928.Peter Hakim, President i dialogut ndër-amerikan, u shpreh: Kjo qasje e presidentit Obama vjen nga një perspektive konceptuale, që do të thotë se mënyra për të sjellë ndryshimin në Kubë nuk ishte negocimi, por krijimi i një angazhimi të ri me Kubën. Ideja dhe qëllimi është heqja e barrierave që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ndaj vendit ishull, me qëllim përfitimin pas hapjes së saj.Ekspertët thonë se vizita e Obamës ka marrë mbështetje të madhe në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht nga sipërmarrësit, të cilët besojnë se do të rrisë mundësitë e tregtisë."Një nga arsyet më të rëndësishme pse Vizita e Obamës në Kubë ka fituar mbështetje të gjerë, është fokusi i tij në çështjet ekonomike dhe tregtare. Kështu, ai ka fituar përkrahjen e shumë sipërmarrësve nga pjesët jugore të Shteteve të Bashkuara, dhe ankesat e tyre kanë ndryshuar qëndrimin e disa senatorëve republikanë ", thotë Jose Pertierra, një avokat amerikano-kuban.Vizita e Presidentit të SHBA-ve do të përfundojë të martën, ku do të kurorëzohet edhe hapja e selisë diplomatike e njoftuar nga Obama dhe Kastro në dhjetor 2014 pas gjysmë shekulli armiqësi./Ora News/