Grabitja e taksistit,Tahiri: Pasqyrë perfekte e rëndësisë së kamerave të sigurisë

Rasti i zbulimit të grabitësit të taksistit, për Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri nënvizon edhe njëherë rëndësinë dhe domosdoshmërinë e miratimit të ligjit për sigurinë publike.Në një reagim në fb për ngjarjen, Tahiri thotë se kjo është “ pasqyrë perfekte e rendesise se kamerave te sigurise”.Nga ana tjetër ai vlerëson në finalizimin me sukses të arrestimit të grabitësit bashkëpunimin Polici-Qytetarë-Media.