Rruga e pakalueshme në Fier, Banorët: Shkak punimet për By-Passin dhe TAP

Banorët e njësisë administrative Qendër ngrenë shqetësimin e rrugës Fier-Grecalli, që sipas tyre është e pakalueshme. Banorët thonë se shkak për dëmtimin e rrugës është kalimi i mjeteve të tonazhit të rendë që punojnë për by passin e Levanit dhe punimet për projektin e gazjellësit TAP.Punimet për By Pass-in Levan-Mbrostar por edhe ato të TAP-it, e kanë kthyer aksin rrugor Fier- Grecalli në një segment tërësisht të pakalueshëm. Edhe pse pak metra nga qendra e qytetit të Fierit, banorët thonë se rruga është kthyer në makth nga gropat e mëdha të mbushura e ujë.Sipas tyre rruga është prishur nga mjetet e tonazhit të rëndë që transportojnë inerte.Banor: “Është problemi shumë i madh sepse ne jemi tre fshatra dhe është shumë problem i madh. Kjo nuk besoj të marrë rrugëzgjidhje sepse është dhe puna e autostradës”.Banor: “Këto makina që ecin këtu e kanë bërë xhadenë baltë. Bashkia i bëri një riparim. Ajo është me asfalt, ata i hodhën çakull. Bën shumë gabim të madh”.Banor: “Ata që kryejnë punime me ato makinat e rënda duhet të marrin masa dhe ta mbushin kur ta prishin. Ka njërëz që paguhen për këtë punë edhe duhet të marrë masa”.Rruga "Fan Noli" ndodhet vetëm pak metra nga unaza e madhe e Fierit, ndërkohë që ky segment shfrytëzohet nga rreth 5 mijë banorë të më shumë se 7 fshatrave të bashkisë Fier./Oranews.tv/