Ndriçimi i rrugëve të Tiranës, Veliaj: Respekt për kolegët që e bëjnë natën ditë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2016, 18:15
Rrugët e Tiranës që kanë qenë të pandriçuara për vite me radhë po pajisen me ndriçim. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, shpreh respekt për kolegët që e bëjnë natën ditë.“Çdo natë, në Tiranë pajisen me ndriçim dhe disa rrugë e sheshe të tjera, që çdo mëngjes ta gjejë qytetin pak më dinjitoz”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.
