Shenjtërimi i Nënë Terezës, Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare: 2016-a, vit i Shqipërisë
Shpallja shenjt e Nënë Terezës në 4 shtator nga Papa Francesku është vlerësuar si një mesazh për mbarë botën nga kisha katolike shqiptare, sipas kreut të konferencës ipeshkvnore, imzot Angelo Massafra, jeta e shqiptares Nënë Terëza duhet të na shërbejë si model frymëzimi në përditshmërinë e secilit.Lajmi për shenjtërimin e shqiptares, Nënë Tereza ka gëzuar pa masë kishën katolike, e cila dekretin e Papa Françeskut e sheh si një mesazh për mbarë botën. Kreu i konferencës ipeshkvnore, imzot Angelo Massafra tha se jeta dhe vepra e Nënë Terezës duhet të na shërbejë si shembull në përditshmëri.Angelo Massafra: “Ka qënë një lajm që na ka gëzuar shumë të gjithëve besoj, jo vetëm ne të krishterëve dhe katolikë. Duke pranuar Nënë Terezën si një bijë e këtij populli”.Kisha katolike shqiptare vlerëson se në 4 shtator bota do të flasë shqip.Angelo Massafra: “Të gjithë të përgatitemi për 4 shtator e që të jemi krenarë. Ndërkaq unë mendoj se mesazhi kryesor pas lajmit që na ka dhënë papa është që të jemi dhe ne të dashur me ata që kanë nevojë”.Nënë Tereza e Kalkutës shpallet shenjt pasi u vertetuan 2 rastet e mrekullive, ku ajo arriti të shëronte dy të sëmurë, një grua nga Kalkuta dhe një të ri nga Sao Paolo.Por 2016-ta është një vit plot me lajme të mira për shqiptaret pasi në fund të muajit mars ose në prill Papa Françesku do firmos edhe dekretin e kanonizimit të 38 martirëve të fesë./Oranews.tv/