Përleshje me thika në një lokal, vëllezërit plagosin dy kushërinj

Dy kushërinj në Korçë kanë mbetur të plagosur gjatë një përleshje me thika.Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal në fshatin Orman, ku kushërinjtë M. B 28 vjeç dhe K.B 30 vjeç janë konfliktuar mes tyre për motive të dobëta me vëllezërit Duçi.Debati ka degjeneruar në përdorimin e thikave, ku si pasojë janë plagosur M.B dhe K.B.Ata janë transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës ku po marrin ndihmën mjekësore.Ndërkohë policia ka shoqëruar vëllezërit Duçi në cilësinë e të dyshuarve si autorë të ngjarjes.