Manjani tek Nishani, takimi pas ankesës së Tahirit për gjyqtarin e Vlorës
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani po zhvillon një takim me Kreun e Shtetit, Bujar Nishani.Takimi mes Nishanit dhe Manjanit vjen pas letër-ankesës që Ministri i Brendshëm Tahiri u adresoi lidhur me gjyqtarin e Vlorës Laurent Fuçia, i cili dyshohet se ka liruar një të arrestuar, i cili u kap me armë në qytetin e Vlorës.Pas letrës së Tahirit Manjani urdhëroi verifikimin e veprimtarisë gjyqësore të gjyqtarit të Gjykatës së rrethit Vlorë, Laurent Fuçia.Ministria deklaroi se veç verifikimit të rastit të ngritur nga Ministri Tahiri, do të nxisë sëbashku me inspektoriatin e KLD një inspektim të përgjithshëm në gjykatën e Vlorës me qëllim vendosjen e saj në rrugën e paanësisë dhe të ligjit.Ndërkohë sot Ministri Manjani njoftoi se Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me KLD po përgatit një inspektim tek gjyqtarët pas ankesave të shumta që vijnë cdo ditë nga qytetarët.Ministri Manjani tha se vlerësimi i figurës së gjyqtarëve do të bëhet përmes një komisioni të posacëm.