Shoqëria Civile “zbarkon” tek Liqeni, zbrapsen nga policia: Po betonizohet Parku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2016, 17:54
Aktivistë të Shoqërisë Civile kanë tentuar të hyjnë sërish në brendësi të zonës në Parkun e Liqenit, ku prej ditësh kanë nisur punimet për projektin e këndit të lojërave.Por ata nuk janë lejuar nga policia, e cila ka qëndruar si kordon përballë tyre.Aktivistët ngrenë pretendimet se Bashkia e Tiranës nuk po u qëndron deklaratave se nuk do të hidhet beton në parkun e Liqenit.“U fut në një zonë të vetme të gjelbërt që ka Tirana.Praktikisht këtu besimi u thye, fjalët u thyen”.Përmes videove të publikuara në rrjetet sociale, ata dëshmojnë të kundërtën.Ndërkohë ata paralajmëruar për këtë të shtunë në orën 11:00 një marshim paqësor nga Bashkia e Tiranës drejt Parkut të Liqenit, në mbrojtje të tij.

