Basha: Shqipëria peng i një grushti oligarkësh, kërcënim për zgjedhjet
Kryetari i Partisë Demokratike ka nisur vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me takime me kongresmenë dhe Këshillin e Atlantikut të Veriut.Basha u prit në Washington nga drejtuesit e lartë të Këshillit të Atlantikut, ku iu përgjigj atyre mbi situatën politike dhe zhvillimet në Shqipëri dhe rajon.E në veçanti mbi ecurinë e procesit të dekriminalizimit, luftën kundër korrupsionit, zgjedhjet, reformën në drejtësi dhe rolin e Shqipërisë në NATO, çështje të sigurisë, luftës kundër terrorizmit etj.Kryetari i opozitës ka theksuar se sot Shqipëria dhe shqiptarët janë sot para një sfide të madhe: Të largojnë të inkriminuarit nga politikbërja dhe administrata, të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, çka sipas tij, rikthen shpresën në vend.Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim, tha zoti Basha është implementimi i ligjit të dekriminalizimit.“Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si dhe reforma në drejtësi janë prioritet i çdo shqiptari, përtej simpative partiake”, tha zoti Basha.Në njoftimin e shpërndarë për mediat nga zyra për shtyp e selisë blu, thuhet se bashkëbiseduesit kanë ndarë mendimin se Këshilli i Atlantikut duhet të jetë i pranishëm në Shqipëri për të parë nga afër problematikën dhe për të ndihmuar në formulimin e zgjidhjeve të qarta dhe afatgjatë që garantojnë siguri.Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u prit në Kongresin Amerikan nga Bashkëkryetari i Komitetit për Europën Eliot Engel, Gregory W Mwks, anëtar i Komitetit për Punët e Jashtme dhe Gus Billiraki, anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare.Kongresmenët amerikan shprehën mbështetjen e tyre për përkushtimin e opozitës për zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe e garantuan për një vëmendje të shtuar të kongresit amerikan ndaj Shqipërisë, qytetareve shqiptare dhe sfidave me të cilat ajo po përballet.