Obama emëron Merrick Garland në krye të Gjykatës së Lartë

Merrick Garland është i nominuari nga Presidenti Barack Obama për Gjykatën e Lartë në Shtetet Bashkuara të Amerikës. Emërimi i tij vjen pas vdekjes së kreut të drejtësisë Antoni Scalia, në moshën 79 vjeçare muajin e kaluar, gjë që kishte krijuar edhe vendin vakant. Republikanët kanë paralajmëruar se nuk do të votojnë asnjë kandidat të propozuar nga Presidenti Obama.Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka emëruar në  krye të Gjykatës së Lartë veteranin e Apelit Merrick Garland.Emërimi i tij vjen pas vdekjes së kreut të drejtësisë Antonin Scalia, në moshën 79 vjeçare muajin e kaluar, gjë që kishte krijuar edhe vendin vakant.Në momentin kur anonçoi kandidatin e tij në Shtëpinë e Bardhë, Obama theksoi se Garland është një person që gëzon respektin si të demokratëve po ashtu edhe të republikanëve, duke shtuar se ai është i gatshëm që tani të marrë në duar këtë institucion.Garland 63 vjeç, aktualisht mban pozicionin e kreut të Gjykatës së  Apelit në Washington dhe në të shkuarën ka qënë pjesë e Gjykatës së Lartë në kohën kur President i SHBA ishte Bill Clinton.Republikanët që përbëjnë edhe maxhorancën në Kongres, kanë deklaruar se do të refuzojnë çdo kandidat të propozuar nga Presidenti Obama, pavarësisht emrit të tij.Ata kërkojnë që Kreu i Shtetit amerikan t'ia japë këtë të drejtë pasardhësit të tij që do të zgjidhet në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.Vdekja e Scalës që njihej si konsevator, e la Gjykatën e Lartë me 8 anëtarë të ndarë në mënyrë të barabartë mes konservatorëve dhe liberalëve.