Refugjatët, Tahiri: Në asnjë rast Shqipëria nuk hap kufijtë, s’e përballojmë të vetëm

Në një intervistë dhënë për agjensinë prestigjoze franceze AFP, Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka deklaruar se Shqipëria kërkon ndihmën e Italisë për kontrollin kufitar, në mënyrë që të parandalojë vërshimin drejt saj të emigrantëve për të arritur Europën Veriore.AFP shkruan se Shqipëria ka pasur relativisht pak emigrantë që kanë kaluar kufijtë e saj në rrugëtimin nga Greqia në Gjermani dhe Suedi.Sipas Agjensisë së Lajmeve AFP, Shqipëria i druhet një fluksi pasi Maqedonia ua mbylli kufirin emigrantëve që vijnë nga Greqia.Ministri Tahiri tha se homologu i tij  italian Angelino Alfano do të vizitojë kryeqytetin shqiptar javën e ardhshme, për të diskutuar një reagim të përbashkët në rast të një fluksi masiv të emigrantëve.Në intervistën dhënë për AFP, Ministri Tahiri ka deklaruar se Shqipëria është në pritje të "një vendimi të përgjithshëm" në nivel evropian për përballimin e krizës, por "në asnjë rast nuk ka ndërmend të hapë kufijtë për emigrantët".Sipas Tahirit "tani për tani", situata ështe "e qetë” dhe se policia ka rritur kontrollet dhe për momentin nuk ka pasur ndonjë përpjekje nga emigrantët që të kalojnë kufirin shqiptar