55-vjeçari kërcënoi se do hidhej nga shtylla e tensionit të lartë, e zbret policia

Një 55-vjeçar vuri në alarm policinë e Korçës sot, pasi kishte hipur mbi një shtyllë elektrike dhe kërcënonte se do të hidhej.Ngjarja u regjistrua në fshatin Shën Gjergj, ku shtetasi Dh. Jani ishte ngjitur në një shtyllë të tensionit të lartë dhe kërcënonte se do hidhet.Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat e Policisë dhe të Zjarrfikëses për të negociuar me këtë shtetas, ku fatmirësisht  u arrit që 55-vjeçari të zbritej në tokë.Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak për këtë veprim, mund të jetë gjendja e rënduar emocionale e tij. 11927442_1051913821535624_2717084108537998179_o12828522_1051913881535618_8302706701238117488_o12829355_1051913824868957_4081369106690363825_o12841230_1051913871535619_302812636842237947_o