Harta unike dixhitale, Çuçi: 20% e njësive vendore në konflikt për kufijtë
20% e njësive vendore në Shqipëri nuk kanë arritur që të përcaktojnë kufijtë përfundimtarë në hartën dixhitale unike e cila mban të dhëna të sakta mbi terrritorin.Gjatë prezantimit të këtij projekti Ministri Bled Çuçi deklaroi se do të ngrihet një grup ndërministror për të zgjidhur këtë çështje.Ndërkohë Ministrja e Inovacionit Milena Harito deklaroi se më këtë projekt do t’i jepet fund mbivendosjes së hartave nga institucionet.20% e njësive vendore nuk kanë arritur që të përcaktojnë kufijtë vendorë duke pasur konflikt për mbivendosje.Ministri Bledi Çuçi e deklaroi këtë fakt gjatë prezantimit të hartës dixhitale unike e cila synon t’i japë fund mbivendosjes së hartave dhe të dhënave në Shqipëri.Ministri u shpreh se do të ngrihet një grup ndërministror për të zgjidhur pretendimet.Çuçi: “Rreth 20% sigurisht i takojnë pikërisht këtyre konflikteve apo kufijve të cilat kishin mbivendosje sipas hedhjes së secilës bashki kufitare.Kryetarëve dhe administratorëvë të bashkive duke sjellë përkatësisht secili prej tyre dokumenta juridikë historikë mbi të cilat ata ngrenë pretendime”.Ndërkohë Ministrja e Inovacionit Milena Harito vlerësoi krijimin e kësaj harte si zgjidhjen e problemeve që kanë ardhur nga mbivendosja e sidomos mundësinë për ndërhyrje më të shpejta në raste të emergjencave.Milena Harito: “Mbivendoseshin, vendodhjet ishin të pasakta ose në shumicën e rasteve të panjohura. Emergjencat civile nuk kishin informacion për të ndërhyrë”.Zv.kryeministri Niko Peleshi deklaroi se tashmë Shqipëria do të ketë adresa të sakta dhe do t’i jepet zgjidhje titujve të pronësisë.Niko Peleshi: “Ka filluar një ndryshim i madh për të shmangur burokracinë në regjistrimet e pronësisë, një hap i mëtejshëm i cili do të lehtësonte jo vetëm punën e qytetarëve por dhe punën e bashkive”.Harta dixhitale unike përmban të dhëna mbi sistemin kadastral,sistemin e adresave,planifikimin urban,emergjencat civile,statistikat,menaxhimin e burimeve natyrore etj./Oranews.tv/