Pengesat e maqedonasve: Proçedurat burokratike dhe klima e biznesit

Bizneset maqedonase, që kryesojnë sipas raporteve ndërkombëtare për thithjen e investimeve të huaja në rajon, shprehin interes për të investuar në Shqipëri. Po ata rendisin disa pengesa, ku kryesoret janë lejet dhe licencat, si dhe klima e përgjithshme në vend. Ata shpjegojnë se këto probleme janë të zgjidhura ne Maqedoni, ku për shkak të anazhimit të qeverisë dhe mbeshtetjes financiare per biznesin, janë krijuar kushte optimale për investitorët e huaj.Proçedurat burokratike, si dhe klima e pergjithshme në vend vlerësohen faktorët kryesore që duket se pengojnë investimet e huaja në Shqipëri.Biznesi maqedonas, që aktualisht kryeson për thithjen e kapitalit të huaj në rajon bazuar në raportet ndërkombëtare të dy viteve të fundit, ndërsa vlerëson potencialet e Shqipërisë në disa sektorë, si turizmi dhe ndërtimi, rendit këto pengesa.Nuhi Aliu: Sigurimi i lejeve, sigurimi i hipotekave.Sot dhe dje patëm takime me të gjitha nivelet duke filluar nga kryetari i Bashkisë dhe disa Ministra, paraqitëm vërejtjet tona.Arkan Kerim: Ne jemi të interesuar për të investuar në Shqipëri. Sëbashku me partnerët tanë po mundohemi të gjejmë ndonjë zgjidhje për ndërtimin e ndonjë resorti, por ku dhe si? Kjo është ajo që ne po mundohemi ta zgjidhim.Në forumin e biznesit Shqipëri-Maqedoni, palët shprehën angazhimin për të bashkëpunuar më shumë. Po përse Maqedonia është një vend më atraktiv për investimet e huaja?Arkan Kerim: Këto 5-6 vjet Maqedonia ka bërë promovim shumë të fortë, kryeministri Gruevski ka bërë ekspoze në shumë vende të botës duke prezantuar mundësitë për të investuar në Maqedoni. Gjithashtu janë dhënë shumë lehtësira për investitorët e huaj, për shembull në bujqësi janë bërë lehtësira në miliona dollarë. Investitorët e huaj që po hapin fabrika në Maqedoni shikojnë kushtet fantastike.Nuhi Aliu: Kërkesat më të mëdhaja momentalisht, këtë vit dhe vitin e kaluar për banesa kanë qenë më të mëdhaja në Maqedoni se në tregun shqiptar.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e tretë të vitit 2015-ës, fluksi i investimeve të huaja direkte arriti në 231 milionë euro, duke shënuar një rënie vjetore prej 11.3 milionë euro.Ndërsa si 9-mujor, shifrat janë në rritje kundrejt 2014-ës, me një total të investimeve të huaja prej 705.4 milionë euro.