Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë 100 mln lekë për të rinjtë sipërmarrës

Të rinj nga mosha 16-30 vjeç, mund të aplikojnë për të përfituar financim për të ngritur një biznes në një program të veçantë të Ministrisë së Mirëqënies Sociale.Fondi i vënë në dispozicion është 100 milion lekë dhe të rinjtë fitues do të ndihmohen në konsulencë dhe në financë për të hapur një aktivitet ekonomik.100 mln lekë është fondi i Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri dhe UNDP vënë në dispozicion për të rinjtë që kanë projekte biznesi.Për të thithur financimin nga ky program duhen paraqitur projekte konkrete.Blendi Klosi: Të kenë mundësi të aplikojnë të rinj nga e gjithë Shqipëria por me një kusht të vetëm, të jenë deri në moshën 30 vjeç. Mendojmë se ka plot ide në brezin e ri të profesionistëve shqiptarë, të cilët realisht mund të kontribuojnë me idenë e tyre, aftësitë e tyre për ndryshimin e biznesit në Shqipëri.Në këtë program do të përfshihen rreth 150 të rinj që duan të vetëpunësohen apo të hapin veprimtarinë e tyre ekonomike nga mosha 16-30 vjeç.