Meta: Shmangia e barrierave ekonomike në rajon forcon konkurrencën globale
Për shkak të globalizimit, konkurrenca ka kaluar nga niveli kombëtar në rajonal dhe se shmangia e shumë barrierave na ndihmon që të krijojmë një ekonomi të përbashkët rajonale për të qenë konkurrues në tregjet globale.Ky ishte mesazhi që dha kreu i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një takimi me një grup përfaqësuesish të Zyrës Ndërkombëtare të Investitorëve Maqedoni-Shqipëri-Kosovë.Kryetari i Kuvendit deklaroi se rritja e shkëmbimeve dhe bashkëpunimi ndihmon vendet tona të përfarojnë standardet dhe legjislacionin me normat dhe standardet e BE-së.Meta: Në këto periudha të mbushura me sfida që vijnë edhe për shkak të globalizimit, është e rëndësishme të kuptojmë që nuk konkurrojmë më me njëri-tjetrin, pra ekonomi kombëtare me ekonomi kombëtare apo ekonomi lokale me ekonomi lokale, por konkurrohet në nivel rajonal. Kështu që rritja e shkëmbimeve me njëri-tjetrin, bashkëpunimi me njëri-tjetrin, respektimi i rregullave të cilat na ndihmojnë të përafrojmë standardet dhe legjislacionin tonë me atë të BE-së, heqja edhe shmangia e shumë barrierave të panevojshme na ndihmon që të krijojmë një ekonomi të përbashkët rajonale, e cila të ketë mundësi të konkurrojë dhe jo vetëm të tërheqë investime të huaja në mënyrë të suksesshme, por edhe të eksportojë, çka është shumë e rëndësishme.Më tej, Kryetari i Kuvendit shkëmbeu mendime edhe për situatën politike në vendin fqinj, teksa shprehu besimin se zgjedhjet e 5 qershorit do të jenë një mundësi e mirë për të rikthyer besimin mes palëve dhe stabilitetin e të gjitha institucioneve, që do të dalin nga votat e qytetarëve të Maqedonisë.Meta: Ne gjithashtu jemi të interesuar për stabilitetin e Maqedonisë dhe shpresojmë që zgjedhjet e 5 qershorit të jenë një mundësi shumë e mirë për t’i dhënë fund gjithë kontestimeve të deritanishme dhe për të stabilizuar të gjithë institucionet që do të dalin nga vota e qytetarëve në Maqedoni, që nga Kuvendi, qeveria e kështu me radhë.Sakaq, Kryetari i Kuvendit vlerësoi eksperiencën e Maqedonisë në fushën e bujqërisë e ushqimit dhe theksoi se Shqipëria mund të mësojë shumë nga kjo përvojë e vyer për zhvillimin e kësaj industrie./Ora News/