Universitetet e Tiranës dhe Shkupit bashkëpunim akademik

Universiteti i Tiranës ka rikonfimuar marrëveshjen për 5 vjet të bashkëpunimit me Universitetin e Shkupit në Maqedoni.Marrëveshja mes institucioneve të arsimit të lartë konsiston në bashkëpunimin mes studenteve, programeve të studimit dhe akademikëve.Universiteti i Shkupit ka mbi 60.000 studentë dhe të punësuar rreth 3000 akademikë.Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, dhe ai i Maqedonisë thanë se bashkëpunimi do të realizohet dhe në fushën e kërkimit shkencor.Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm zoti.Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë, pedagogë, studentë si dhe shumë të ftuar të tjerë.