KQZ shqyrton nesër listat e kandidatëve për deputetë

Vetëm pak orë pas kërkesës së përfaqësuesit ligjor të Partise Socialiste në KQZ, Genc Gjonçaj, i cili në mbledhjen e sotme të këtij institucioni ka kërkuar që listat e kandidatëve dhe dokumentacioni shoqërues i tyre t'u vihet në dispozion, KQZ njoftoi mbledhjen për ditën e nesërme në orën 18:00 për miratimin e listave shumë emërore të partive politike të regjistruara në KQZ, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e 23 qershorit. Sipas njoftimit zyrtar të KQZ-së, në rend të ditës do të jetë vetëm shqyrtimi dhe miratimi i listave të kandidatëve.Kerkesa e perfaqesuesit ligjor te selise roze vjen pas publikimeve edhe ne media, se listat e kandidateve te Partisë Demokratike nuk jane dorezuar prane protokollit te KQZ-se, por i jane lene ne zyre kryetares se ketij institucioni, pasi ato nuk kane qene te plota dhe madje kane pesuar ndryshime edhe pas afatit zyrtar, si dhe kane pasur mangesira ne dokumentacionin shoqerues.Por kryetarja e KQZ-së tha se listat do të publikohen brenda 14 maj, kur dhe eshte afati i shqyrtimit dhe i miratimit nga KQZ.Partitë politike përmbyllën listat ditën e hënë dhe i depozituan ato në KQZ, brenda afatit ligjor, që ishte ora 00:00 e datës 06 maj. Vlen të përmendet se në listat e PD-së dhe PS-së pati surpriza të shumta, përjashtime dhe përfshirje të emrave të rinj.Kryetari i PS, Edi Rama, nuk përfshiu në listën e qarkut të Vlorës dhe në asnjë qark tjetër Arben Malajn, ish-ministrin e suksesshëm të Financave gjatë qeverisjes 8-vjeçare të socialistëve. Malaj është zëvendësuar në këtë qark nga miku i vjetër i Ramës, botuesi Koço Kokëdhima, i cili do të jetë i treti në qarkun e Vlorës, pas Ramës i cili kandidon në këtë qark dhe Leskajt.Në listën kombëtare të PS-së nuk figuron emri i kryetares së FRESSH-it, Elisa Spiropalit. Listat kanë lënë jashtë radhëve deputetët si Et’hem Ruka, Marko Bello, Gazmir Bizhga, Albert Caci etj.Lista e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit ka jo pak, por 31 emra të rinj, të cilët janë të sigurt në 12 qarqet e vendit. Diçka më pak se 50 për qind e listës së demokratëve është rinovuar në krahasim me atë të katër viteve më pare.Në listën e atyre që largohen janë: Ilir Rusmali, Viktor Gumi, Lajla Përnaska e Luan Skuqi. Në të njëjtën kohë ndryshime të mëdha kanë ndodhur edhe në Shkodër, ku tre deputetë, Trashani, Bushati dhe Cobaj, janë larguar, ndërsa Gjokë Uldedaj është i teti në një zonë ku PD-ja në vitin 2009 mori shtatë mandate. Një tjetër qark ku ka pasur ndryshime të mëdha është ai i Lezhës, në të cilin nga katër deputetë vetëm një, Edi Paloka, do të jetë në Parlamentin e ardhshëm.Këto ndryshime në radhët e demokratëve kanë prekur edhe kryesimin e komisioneve parlamentare, ku nga pesë komisione që drejton PD-ja, katër prej tyre nuk do ta kenë më në listë kryetarin. Përveç Rusmalit, as Fatos Beja i Komisionit të Jashtëm, Leonard Demi i Komisionit të Sigurisë dhe Jemin Gjana i Veprimtarisë Prodhuese, nuk janë më, ndërsa i vetmi në listë është Edmond Spaho i Komisionit të Ekonomisë.