Dita botërore e talasemisë, punonjësit e Vodafon Albania, dhurojnë gjak
Punonjësit e Vodafone Albania vazhdojnë për të shtatin vit rradhazi traditën e dhurimit të gjakut në mënyrë vullnetare. Në ditën botërore të talasemisë, një numër i konsiderueshëm i punonjësve të kompanisë janë sensibilizuar në ndihmë të mbi 500 persona, të cilët mbartin këtë sëmundje.Drejtoresha e Burimeve Njerëzore pranë Vodafone Albania, Alma Varfi, së bashku me përfaqësuesen e Kryqit të Kuq, Xhulieta Muçollari, theksuan domosdoshmërinë e këtij akti human me rëndësi jetike.Lëngu i jetës për pacientët talasemikë, sigurohet në mënyrë të vështirë, kjo për shkak edhe të kulturës së shoqërisë sonë e mosinformimit.Nëpërmjet këtij akti, Vodafon Albania, synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për dhurimin e gjakut, duke mbështetur në këtë mënyrë projekte të vazhdueshme në seksionin e përgjegjshmërisë sociale.