Defekt në nënstacionin e Selitës, disa zona në Tiranë pa energji
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2013, 09:03
Një defekt në dy fidera në nënstacionin e Selitës ka bërë që në disa zona të Tiranës të ketë mungesë të energjisë elektrike.Në një njoftim të saj, CEZ Shpërndarje thekson se pa energji elektrike janë zona e Selitës, rruga "Irfan Tomini", Sauku,Farka e Vogël,zona e Domjes, Vishnjes, Saukt të Vjetër, Mjullit dhe Bathores.Gjithashtu CEZ Shpërndarje thekson se grupet e punës po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë në këto zona.