Zaganjori, Cannon: Trasparenca e debati pozitiv, të nevojshme për të afruar gjyqësorin me publikun

Kryetari i Gjykatës së Lartë , Xhezair Zaganjori, priti sot në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Cannon OBE dhe Zv.Ambasadorin Stephen Hickling.Zaganjori falenderoi ambasadorin Cannon për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme që qeveria e Britanisë së Madhe i ka dhënë gjatë viteve të fundit drejtësisë shqiptare, me anë të projekteve dhe asistencës konkrete në këtë fushë.Gjatë takimit Kryetari i Gjykatës së Lartë ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin e nisur, së bashku me koleget, duke bërë përpjekjet maksimale në kuadër të forcimit të pushtetin gjyqësor. Shteti i së drejtës dhe konsolidimi i tij kërkon mbi të gjitha forcimin e institucioneve dhe pavarësinë e tyre, por në të njëjtën kohë edhe ndryshim të mentalitetit.Kryetari i Gjykatës së Lartë iu drejtua ambasadorit Cannon me vlerësime mbi punën e bërë gjatë këtyre viteve nga ana e Slynn Foundation, duke nënvizuar si shumë të rëndësishëm faktin se ekspertët britanikë, pavarësisht përvojës së gjatë disa vjeçare në fushën e drejtësisë, nuk kanë nguruar të bashkëpunojnë me homolget e tyre shqiptar duke marrë mendime të nevojshme për të ndihmuar sistemin e drejtësisë dhe gjyqësorit.Kryetari i Gjykatës së Lartë e ka quajtur privilegj bashkëpunimin me ekspertët britanikë, në mënyrë që të përvetësohet prej tyre praktika më e mirë që duhet ndjekur, mbi administrimin e dosjeve gjyqësore në Gjykatën e Lartë dhe rritjes së cilësisë së vendimeve gjyqësore.“Rritja e trasparencës dhe nxitja e një debati pozitiv është e nevojshme për ta sjellë gjyqësorin sa më pranë publikut duke rritur besimin përkundrejt tij. Edhe pse Shqipëria ka vetëm 20 vite demokraci, të cilat nuk janë pak, kemi shumë rrugë për të bërë dhe kjo duhet të jetë shtysë për ne, për ta çuar vendin tonë drejt standardeve të shumëkërkuara evropiane” u shpreh zoti. Zaganjori.Nga ana e tij zoti.Cannon ka shprehur konsideratat e tij më të larta për Gjykatën e Lartë të Shqipërisë duke vlerësuar rëndësinë e këtij isntitucioni si dhe detyrën e rëndësishme e anëtarëve të kësaj gjykate. Ai parashtroi përpara Kryetarit të Gjykatës së Lartë tre prioritet bazë të qeverisë britanike kundrejt shtetit shqiptar, ku në fokus është forcimi dhe konsolidimi i shtetit të së drejtës. Ambasadori Britanik vlerësoi faktin se ka pasur progres në këtë fushë, por në të njëjtën kohë edhe momente ngadalësimi të reformave.“Ne jemi të angazhuar që të ofrojmë asistencën tonë në mënyrë që këtyre reformave ti jepet shtysa e nevojshme për të ecur përpara. Slynn Foundation, është tashmë një vlerë për Shqipërinë, pasi ekspertët britanikë kanë shpenzuar shumë vite në Shqiperi, duke kuptuar sistemin dhe problemtikat, në mënyrë që të gjejnë zgjidhjet më të mira dhe funksionale për Shqipërinë. Disa nga problemet me të cilat përballet sot Gjykata e Lartë, ku ka mbingarkesë çështjesh të regjistruara e dosjesh të mbartura, kanë ndodhur edhe në Gjykatën e Lartë të Britanisë së Madhe. Shkëmbimi dhe ndarja e praktikave për të gjetur zgjidhjen e duhur do të ishte në interesin e organizimit dhe funksionimit normal të gjykatës”theksoi ai.Në fund të takimit Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Ambasadoti Britanik, u angazhuan për ta çuar përpara bashkëpunimin duke parë si mundësi të kësaj edhe një vizitë zyrtare pranë Gjykatës së Lartë në Mbretërinë e Bashkuar.